UBT News

Kafja e mëngjesit, menyrë ideale për humbje peshe!

Kafja e mëngjesit është një pije e cila përdoret si një shpesh si një mundësi për të rifituar energjitë apo për të hapur sytë në mëngjes kur para vetes keni një ditë shumë të gjatë me angazhime të shumta.

Shumë prej nesh nuk mund të nisin mëngjesin pa filxhanin e parë të kafesë, mirëpo përmes këtij artikulli nga UB T News po ju japim edhe një arsye më tepër pse kafeja duhet të jetë gjëja e parë që bëni në mëngjes.

Gjithashtu kafja në mëngjes është një mënyrë për të humbur peshë.

Ajo ndihmon në djegien e dhjamit, zvogëlimin e oreksit dhe po ashtu personat që e konsumojnë çdo ditë janë më pak të rrezikuar nga mbipesha apo dhe diabeti.

Njerëzit që preferojnë të nisin ditën me një filxhan kafeje, e kanë të pamundur të heqin dorë nga kjo traditë, sepse kafeina dhuron energji, e bën njeriun të jetë më i vëmendshëm dhe më i motivuar por keni menduar ndonjëherë ta braktisni atë?

1. Nëse krejt papritur hiqni dorë nga rituali i pirjes së kafesë në mëngjes, do të ndiheni letargjikë e të plogësht.

2. Ju mund të ndiheni edhe të hutuar, nervozë, të mërzitur dhe përtacë.

3. Në shumë raste, do të ndieni dhimbje koke, madje edhe rënie të tensionit të gjakut.

/UBT News/

Exit mobile version