Pirja e kafesë mund të zvogëlojë rrezikun e tumorit në aparatin tretës dhe mëlçinë, sipas studimit të botuar në revistën shkencore ”Food Research International” dhe realizuar nga Universiteti Shtetëror i Sao Paolos në Brazil dhe Universiteti i Granadës.
Në këtë studim u theksuan faktorët pozitivë, të përfshirë në një filxhan kafe, që shoqërojnë format e tumoreve që ndikojnë në mëlçi, ezofag dhe stomak.
Sipas studiuesve brazilianë dhe spanjollë, te kafeja ekzistojnë disa molekula (të tilla si alkaloide kafeine dhe të trigonelinës, esterit polifenolik, acid klorogjenik) që janë ndër komponimet bioaktive më të rëndësishme dhe të përfshira drejtpërdrejt në karakteristikat kryesore të zhvillimit të kancerit.
Për shkencëtarët, ky studim mund të jetë i dobishëm për të provuar se si të luftoni metastazat dhe recidivat e tumoreve që janë më agresivë dhe që rezistojnë ndaj terapive konvencionale siç janë radio dhe kimioterapia.