UBT News

Kafeja me kanellë – Pija e përditshme që forcon trupin dhe trurin

Një gastroenterolog i trajnuar në Harvard, Dr. Saurabh Sethi, ka zbuluar një sekret të thjeshtë, por efikas për përmirësimin e shëndetit: shtimi i pak kanelle në kafe.

Sipas tij, ky zakon i vogël sjellë përfitime të mëdha për trupin e trurin. Kanella është e pasur me antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe në luftimin e stresit oksidativ një nga faktorët që lidhen me sëmundjet si problemet kardiovaskulare, kanceri dhe Alzheimeri.

Dr. Sethi shpjegon se stresi oksidativ shkaktohet nga radikalet e lira, molekula të dëmshme që dëmtojnë qelizat, ndërsa kanella ndihmon në neutralizimin e tyre. Ai shton se për një efekt më të plotë, mund të shtohet edhe vaj MCT – një lloj vaji i përftuar nga kokosi, që është burim i menjëhershëm energjie, përmirëson funksionin e trurit dhe rrit vitalitetin.

Edhe vetë kafeja njihet për vlerat e saj të shumta shëndetësore:

përmirëson fokusin dhe funksionin mendor,

rrit performancën fizike,

është një burim i pasur antioksidantësh,

ndihmon në metabolizëm dhe

ndikon pozitivisht në humor.

Sipas Dr. Sethi, kombinimi i kafesë me kanellë mund ta shndërrojë këtë pije të përditshme në një mjet të fuqishëm për mirëqenie.

Në ditët e ftohta të vjeshtës, një filxhan kafe me aromë kanelle nuk është vetëm një kënaqësi – por edhe një mënyrë e thjeshtë për të forcuar trupin dhe qetësuar mendjen. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version