Kafeina mund të konsiderohet si një agjente kundër obezitetit, pasi kafeja zvogëlon konservimin e lipideve, prodhimin e triglicerideve dhe kufizon shtimin në peshë, sipas studiuesve të Universitetit të Illinoisit, botuar në revistën ”Functional Foods”.
Ky eksperiment u aplikua te minjtë të cilët ndoqën një dietë me 40 për qind yndyrë, 45 për qind karbohidrate dhe 15 për qind proteina.
Ata gjithashtu konsumuan kafeinën në një sasi të barabartë me atë të një qenieje njerëzore, që e merr atë në katër filxhanë në ditë.
Minjtë që konsumuan kafeinën grumbulluan më pak yndyrë të trupit sesa grupi tjetër: ata fituan 16 për qind më pak peshë dhe grumbulluan 22 për qind më pak yndyrë trupore sesa minjtë që konsumuan produktin e dekafeinuar.