UBT News

‘Kafe Turke në rërë’, makineria unike që zëvendëson ekspresin

Kafja turke ka një traditë të gjatë si të shijimit ashtu dhe të përgatitjes në të gjitha vendet e Lindjes.

Kjo kafe ka specifikat e saj si në përgatitje ashtu dhe në përpunim ku kokrrat e kafes bluen më trashë duke bërë që dhe produkti final të jetë më i trashë dhe kremoz, e pikërisht kokrrizat e bluara ndryshe të kafes turke janë dhe arsyeja përse nuk mund ta përgatisni në një ekspres të zakonshëm.

Në treg sot mund të gjeni një lloj të veçantë makinerie e cila ngjason me ekspresin, por është e dedikuar tek kafja tradicionale turke.

Makineria tradicionale Hovoli – Me veshje alumini, formë fine rrethore dhe mjaft opsioni për t’u përdorur, një nga laternativat e tregut është makineria e kafes turke Hovoli. Kjo makineri është e përshtatur për përdorim shtëpiak me sistem ngrohje 1500W  e material qe mban temeraturën konstante gjatë gjithë procesit.

Makineri tadicionale kafeje – Hovoli – Në pjesën e brendshme ka material izolues  që nuk lejon depërtimin e nxehtësisë, mund ta rregulloni sipas dëshirës me 8 pozicione nxehtësie sipas preferencës me thermostat 500 C-3000C për rregullimin e temperaturës.

Në pjesën e sipërme të saj hidhet rëra e posaçme dhe kur kjo të ngrohet vendoset xhezvja e kafes turke e cila duhet lërë për disa minuta duke e lëvizur herë pas here, kjo paisje shoqërohet dhe me një ibrik të vogël tunxhi dhe i gjithë procesi i përgatitjes nuk zgjat më shumë se disa minuta pas ngrohjes. /UBT News/

Exit mobile version