Presidentja Vjosa Osmani kafen e mëngjesit e ka pirë me tre ish-paraardhës të saj, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ata e kanë cilësuar Rugovën si arkitekt dhe bashkues të popullit të Kosovës.
