UBT News

Kafe apo çaj, cili më i mirë?

Si çaji edhe kafja zënë një vend të rëndësishëm në dietën ushqimore të gjithsecilit. Por, cila është më e shëndetshme?

Ja disa fakte për të dyja:

Çaji – I pasur me antioksidantë. Njërëzit që e pinë kanë rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, çaji është i njohur për ndikimin pozitiv në shëndetin e trurit. Një studim, ka gjetur se njerëzit që pinin më shumë se dy gota çaji të gjelbër në ditë kishin mundësi më të ulët për të humbur kujtesën në moshë të re, në krahasim me njerëzit që pinin më pak se tre gota çaji në javë.

Pirja është i lidhur me anti­plakjen, qelizat e personave që pinë çaj rregullisht, kanë moshë mëtë re biologjike, krahasuar me ata që nuk pinë.

Kafeja – Ata që pinë 3­5 filxhanë kafe në ditë, kanë më pak gjasa të vdesin para kohe krahasuar me ata që pinë pak. Kafja është burim i pasur me antioksidantë, konsumi i rregullt i saj ka qenë i lidhur me mbrojtjen kundër diabetit tip 2, parkinsonit dhe disa lloje të kancerit.

Substancat natyrore që ndodhen në kafe pa filtër (që do të thotë e zierë a ekspres) ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak. Dëmet që sjell kafja janë të lidhura me kafeinën, e cila është më e lartë se në çaj.

Nëse keni tension të lartë, duhet të kufizoni konsumimin e kafeinës pasi mund të keni probleme me presionin e gjakut, dy ose më shumë filxhanë kafe në ditë rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. /UBT News/

Exit mobile version