UBT News

Kadrijaj tregon arsyen pse e bëri tatuazh UÇK-në

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka treguar arsyen e bërjes tatuazh akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kadriaj ka thënë se arsye që e ka shtyrë ta bëjë një gjë të tillë, ka qenë e kaluara e saj në Ushtrinë Çlirimtare. Ajo ka thënë se kur “njëherë je pjesë e UÇK-së, atëherë gjithmonë do të jetë pjesë e saj”.

Deputetja e AAK-së ka thënë se çdo herë ka dashur që këto shkronja të jenë pjesë e saj.

“Në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e kam pas në mendje e në zemër, kam qenë pjesë e UÇK-së dhe mendoj se nuk ka asgjë më me vlerë këtë shtet sesa lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kam pas për zemër që ta kem një simbol e ta barti gjithmonë me veti dhe tash kam zgjedh që ta bëjë këtë dhe ta barti. Nëse një herë je ushtar, atëherë gjithmonë je ushtar dhe unë kam qenë një herë ushtare dhe gjithmonë do të jem UÇK dhe kjo do të jetë pjesë përbërëse e imja”, tha Kadriaj.

Exit mobile version