UBT News

Kadriaj akuzon qeverinë për heqjen e mëditjeve

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës zjarrfikësve policëve dhe ushtarëve por edhe mjekët të paguhet mëditjet.

Ajo e quan absurd veprimin e ekzekutivit për heqje të mëditjeve për këto kategori që u janë përcaktuar edhe me ligjin anti-COVID.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës duhet ta ngrisë shkallën e gatishmërisë që tu dal në ndihmë qytetarëve dhe kryetarëve të komunave që janë të prekura nga zjarret.

“Është absurditet që kjo qeveri zjarrfikësve policëve dhe ushtarëve u ka hequr mëditjet që i kanë pasur dhe që u kanë takuar me ligjin anti-COVID . Zotëri kryeministër ju duhet t’i trajtoni në mënyrë të dinjitetshme këto kategori sepse kur po kemi nevojë për ta ne po i thërrasim dhe po janë në nivel të detyrës në fushat në shuarje të zjarreve”, tha ajo.

Exit mobile version