UBT News

Kadri Veseli tërhiqet nga aktivitetet publike e politike

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj liderit të PDK-së, Kadri Veseli, ky i fundit ka njoftuar se do të tërhiqet sot nga të gjitha aktivitetet publike e politike.

“E vleresoj faktin që Dhomat e Specializuara kanë treguar mirësjellje duke më nisur një ftesë për tu paraqitur në gjykatë, në vend se të më arrestonin në mënyrë të padinjitetshme. Unë i jam përgjigjur këtij akti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjesë për në Hagë me përfaqësues të tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para trupit gjykues për t’iu përgjigjur akuzave të bëra dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes. Kjo gjë do të kërkojë angazhimin dhe përqëndrimin tim të plotë, dhe prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga të gjtitha aktivitetet publike e politike për sa kohë zgjatë ky proces. Nuk do të bëj deklarata të tjera publike apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon. Të paktën për momentin, jam një qytetar privat. Deri në fund të këtij procesi, do të kërkoja që ky qëndrim i imi të respektohet nga të gjithë në Kosovë, veçanërisht nga ata të cilët janë të angzhuar në media apo në jetën publike dhe politike”, ka thënë ai.

Veseli ka njoftuar se sot do të udhëtojë drejt Hagës./UBTNews

Exit mobile version