Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Shaban Shehu ka diplomuar në Akademinë e Mbrojtjes kroate. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të FSK-së në rrjetin social Facebook.
Shehu do të vazhdojë edhe studimin master në Kroaci, kurse pas përfundimit do t’i bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovë.
“Kadet Shaban Shehu pas katër vite studimi në Akademinë e Mbrojtjes kroate ka përfunduar me sukses të shkëlqyer akademinë dhe ka marr gradën nëntoger, dhe për shkak të rezultateve të larta gjatë studimit ai do të vazhdoi edhe studimin master, pas përfundimit do t`i bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovë për të dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin dhe për të shpërndarë njohurit tek ushtarakët e FSK-së”, thuhet në njoftim.