Një person është lënduar derisa ishte duke punuar në një punëtori në Kaçanik.
Ai kishte pësuar lëndime në gishtin e dorës, bëhet e ditur në raportin e Policisë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe inspektorati i punës, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Rasti është nën hetime.