Një shpërthim i madh ka goditur një xhami të mbushur me njerëz në kryeqytetin afgan Kabul, duke vrarë 21 persona, thotë policia.
33 persona të tjerë u plagosën, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran.
Shpërthimi i së mërkurës ndodhi gjatë lutjeve të mbrëmjes. Imami i xhamisë raportohet të jetë në mesin e të vdekurve.
Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit, një javë pasi një militant i shquar i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) vrau një klerik pro-Taliban në një shpërthim vetëvrasës me bombë, gjithashtu në Kabul.
IS është shfaqur si armiku më i fuqishëm i talibanëve, të cilët morën kontrollin mbi Afganistanin vitin e kaluar. Të dy grupet tani janë përfshirë në një betejë të turbullt dhe të përgjakshme.
Forcat e sigurisë tani kanë mbyllur skenën e shpërthimit në Kabul.
Në mesin e të lënduarve kishte edhe fëmijë./UBTNews/