Më shumë se 6,000 anëtarë të bandës janë arrestuar në nëntë ditët e para të gjendjes së jashtëzakonshme në El Salvador, tha të hënën Presidenti Nayib Bukele, pasi vendosi masat për të shuar një valë në rritje të vrasjeve.
Vendi i Amerikës Qendrore shpalli masat emergjente – duke lejuar arrestimin e anëtarëve të bandës pa urdhër – javën e kaluar pas 87 vrasjeve të raportuara nga 25 deri më 27 mars.
Të hënën presidenti tha se 6,000 të arrestuarit në pak më shumë se një javë iu shtuan 16,000 anëtarëve të bandës tashmë të burgosur në burgjet e El Salvadorit.
Bukele adresoi shqetësimet publike të bandave që “morën hak” ndaj popullsisë për shkak të operacioneve masive të arrestimit.
Nëse ata kryejnë një akt hakmarrjeje, “nuk do të ketë as edhe një vakt në burgje”, tha presidenti.
“Betohem në Zot se nuk do të hanë asnjë kokërr oriz dhe do të shohim sa do të zgjasin dhe nuk më intereson çfarë thonë organizatat ndërkombëtare”, shtoi ai.
Përveç arrestimeve pa urdhër, edhe telefonatat dhe emailet mund të përgjohen pa urdhër gjykate.
Një zbatim kaq i gjerë dhe i shpejtë i kompetencave që i janë dhënë ushtrisë dhe policisë ka tërhequr alarmin nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Bukele shtoi se ai kishte urdhëruar ndërtimin e një burgu të sigurisë maksimale me një kapacitet prej 20,000 të burgosurish.
“Ka vetëm dy mënyra: burg ose vdekje”, tha ai.
Presidenti 40-vjeçar, i zgjedhur në vitin 2019, gëzon mbështetje të gjerë në El Salvador lidhur me premtimet e tij për të luftuar krimin e organizuar dhe për të përmirësuar sigurinë në vendin e shkatërruar nga dhuna.
Javën e kaluar, parlamenti i kontrolluar nga partia në pushtet reformoi kodin penal për të rritur dënimin maksimal për anëtarësimin e bandës nga nëntë në 45 vjet burg.