UBT News

Ka vdekur Lee Kun-hee, kreu i Samsung-ut

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare Lee Kun-hee, kryetari i konglomeratit më të madh të Koresë së Jugut, Samsung Group. Lee e ndihmoi babain e tij që nga një biznes i vogël ta kthejë në një superfuqi ekonomike.

Gjatë karrierës, Samsung Electronics po ashtu u bë një nga kompanitë më të mëdha teknologjike.

Sipas “Forbes”, Lee ishte një nga personat më të pasur të Koresë Jugore.

Ai vdiq të dielën, por shkaktari i vdekjes nuk dihet. Në vitin 2014, ai kishte pësuar një sulm në zemër./UBTNews

Exit mobile version