UBT News

Ka vdekur aktori Luran Ahmeti

Ka vdekur në moshën 46-vjeçare aktori i mirënjohur shqiptar, Luran Ahmeti.

Ministria e Kulturës i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes dhe të gjithë atyre që e njohën për së afërmi.

“I tronditur dhe me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, aktorit tonë të madh shqiptar, Luran Ahmeti. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe kolegët e Luranit dhe lë një zbrazëti të madhe në artin dhe kulturën tonë shqiptare. Skenës artistike teatrale e kinematografike do t’i mungojë talenti dhe profesionalizmi i Luranit, i cili me dashurinë, përkushtimin dhe angazhimin e tij për lojën skenike, arriti të depërtojë edhe në skenën ndërkombëtare. Lurani nuk e përfaqësoi vetëm veten e tij, por prezantoi edhe vlerat e artin shqiptar brenda hapësirave kombëtare dhe jashtë tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ahmeti ishte aktor i Teatrit Shqiptar në Shkup, ndërsa ka luajtur në shumë filma e seriale të njohura, përfshirë serialin shqiptar “O sa mirë” dhe në serialet e njohura turke, “Lugina e ujqërve” dhe “Shekulli Madhështor”. Ai ka pasur role edhe në serialet e njohura turke si “Sulltani i Madherishem”, por edhe tek filmi “Taken” ku luajti përkrah Liam Neeson./UBTNews

Exit mobile version