Disa persona janë arrestuar në aksionin policor kundër kazinove që po zhvillohet në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Gjatë këtij aksioni që ka nisur që nga orët e hershme të mëngjesit, janë konfiskuar edhe aparate të lojërave të fatit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në aksionin që po zhvillohet në Karaçevë ka të arrestuar. Po ashtu ka mjete të konfiskuar, aparate të lojërave të fatit. Aksioni ka filluar të orët e hershme të mëngjesit”, tha Hashani.
E zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani tha se ky aksion është duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritetet komunale.