UBT News

​Ka shkuar në 12 bilanci i viktimave nga përmbytjet në Tajlandë

Numri i të vdekurve në Tajlandë nga shirat e dendur dhe përmbytjet është rritur në 12 pasi 1 mijë njerëz mbeten të zhvendosur në pesë provinca të prekura në jug të vendit, njoftuan mediat lokale të premten.

Përmbytjet e lumenjve janë ende në rritje, dhe në disa qytete në provincën Pattani në kufi me Malajzinë, përmbytjet kanë shkaktuar dëme në shtëpi dhe tregje.

Deri më tani 12 persona kanë vdekur gjatë javës së fundit dhe një është zhdukur, ndërsa mbi 100 mijë njerëz janë prekur në provincat Narathiwat, Yala dhe Pattani, sipas Thai Enquirer.

Në Malajzi, shiu i dendur dhe përmbytjet kanë zhvendosur gjithashtu mijëra njerëz në rajonin Kelantan, duke prekur mbi 22 mijë njerëz, pasiqë shteti ka luftuar me shiun e madh që nga e premtja e kaluar.

Ketantan është goditur rëndë nga përmbytja e vazhdueshme, pasi mbi 19 mijë njerëz janë ende duke u strehuar në kampe speciale./AA

Exit mobile version