UBT News

“Ka qenë viti më i vështirë deri më tani”, gazetari britanik bën daljen e parë televizive pas sulmit në Ukrainë

Korrespondenti i Fox News, Benjamin Hall është rikthyer në ekranin televiziv për herë të parë që nga plagosja e rëndë në Ukrainë.

Hall u kap nga një sulm me granatime ndërsa raportonte për Fox News mbi luftën e vazhdueshme në Ukrainë në mars 2022.

Ekipi i tij ishte në periferi të kryeqytetit Kiev kur automjeti i tij u vu nën zjarr nga granatimet ruse.

Gazetari britanik u “dogj i gjithë” në sulm dhe humbi këmbët, si dhe pësoi dëmtime në njërin sy.

Duke folur gjatë intervistës së tij të drejtpërdrejtë televizive, ai tha se ndihet “më i sigurt se kurrë” dhe u bëri thirrje të tjerëve në situata të ngjashme që “të mos dorëzohen kurrë”.

“Mendoj se kur ke kaluar diçka siç kam kaluar unë, nivelet më të larta, të ultat, duhet të kesh një objektiv, duhet të marrësh diçka për të luftuar”, tha ai.

“Jam djegur i gjithi dhe ndihem i fortë, ndihem më me vetëbesim se kurrë”.

Kujtimet e Hall, të titulluar Saved: A War Reporter’s Mission To Make It Home, do të publikohen saktësisht një vit pas sulmit më 14 mars./UBTNews/

Exit mobile version