Punëtoria e UBT-së “Summer of Code 2022” ka përmbyllur suksesshëm aktivitetin e zhvilluar për disa ditë, ku përmes ligjëratave dhe ushtrimeve, një numër i madh i pjesëmarrësve u trajnuan nga ekspertë e profesorë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe janë certifikuar nga UBT.
Ky trajnim ka zgjatur pesë ditë, ku secila ditë ka pasur një tematikë të veçantë dhe të rëndësishme, duke përfshirë: programim, rrjetet kompjuterike, infrastrukturë, ueb programim, mobile programim, kriptim të sistemeve, databazë dhe dokumentim të sistemeve softuerike.
Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë që të interesuarve t’u ofrohen informacione bazë mbi historikun dhe zhvillimin e programimit, funksionimin, si dhe dhënien e informacioneve mbi gjuhët më të njohura dhe më të përdorura programuese.