Sot në mesnatë ka filluar votimi me postë i mërgimtarëve. Megjithëkëtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka publikuar fletëvotimin për qytetarët që do të votojnë me postë.
Madje pas dhjetë orëve, nuk janë publikuar as listat e votuesve dhe as fletëvotimet.
Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Gërvalla-Schwar ka reaguar lidhur me këto vonesa. Në Facebook ajo shkroi se kjo nuk është vetëm një shkelje administrative, por edhe një akt skandaloz i varësisë totale politike nga kapësit e shtetit.
“E drejta e votës është e drejtë kushtetuese dhe jo lëmoshë e Valdete DakësSot në mesnatë ka filluar afati për votimin me postë, pra votimin e mërgatës. 10 orë më vonë nuk janë publikuar ende as listat e votuesve dhe as fletëvotimet. Koha është edhe ashtu tepër e shkurtër dhe çdo vonesë e pafalshme.KQZ-ja është kthyer në shkelësin më eklatant të kushtetutës duke iu pamundësuar me forma perfide qindra mijëra mërgimtarëve të japin votën dhe kontributin e tyre për ndryshimin. Kjo nuk është thjesht një shkelje administrative. Ky është një akt skandaloz i varësisë totale politike nga kapësit e shtetit.Ja pse secili dhe secila duhet të dalë më 14 shkurt dhe të japë votën e tij. Ndryshimi po vjen pashmangshëm die po vjen fuqishëm. Nuk ka kush që e ndal, as KQZ-ja”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews
E drejta e votës është e drejtë kushtetuese dhe jo lëmoshë e Valdete Dakës Sot në mesnatë ka filluar afati për votimin…
Posted by Donika Gërvalla-Schwarz on Tuesday, February 2, 2021