Ish-kryeministri Bujar Bukoshi, një nga figurat qendrore të skenës politike të viteve ’90 në Kosovë, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
Bukoshi ishte kryeministri i parë i qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.
Njëherësh mjek dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ai ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).
Pas luftës, Bukoshi mori pjesë në Konferencën e Rambujesë dhe udhëhoqi Unionin e Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK), përmes të cilit u realizuan projekte të shumta në arsim, strehim dhe kulturë. Ai gjithashtu shërbeu si deputet, ministër i Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.