Dhjetëra njerëz kanë vdekur në një aksident rrugor në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, i cili kontrollohet kryesisht nga forcat ruse, tha kreu i rajonit të instaluar nga Moska.
“Një tragjedi në autostradën T-0517 mori jetën e 16 personave, mes tyre edhe disa nga mbrojtësit tanë”, shkroi kreu rus i Donetskut, Denis Pushilin në Telegram.
Katër pasagjerë të tjerë pësuan lëndime në aksidentin që ndodhi midis qyteteve Torez dhe Shakhtarsk, sipas Pushilin.
Ai shprehu ngushëllime të sinqerta dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve./UBTNews/