UBT News

Ka dhënë dorëheqje Scott Atlas, mjeku që e këshillonte Trumpin për koronavirus

Ka dhënë dorëheqje Scott Atlas, këshilltari për shkencë i presidentit amerikan, Donald Trump.

Duke falënderuar Trumpin për shërbimin ndaj popullit amerikan, Atlas tha se ai “gjithmonë u mbështet në shkencë dhe provat më të fundit pa ndonjë ndikim politik”.

Gjatë periudhës sa shërbeu, Atlas ngriti dilema rreth bartjes së maskave dhe masave tjera për ta kontrolluar pandeminë. Ai gjithashtu u përplas vazhdimisht me anëtarët e tjerë të task forcës koronavirus./UBTNews

Exit mobile version