Justin Bieber u përplas me fotografët që po e ndiqnin ndërsa ishte jashtë në Palm Springs dhe iu afrua njërit prej tyre duke i thënë që të largohej.
Në një video të shpërndarë nga TMZ, këngëtari shihet menjëherë duke mbuluar fytyrën kur ka vënë re fotografët duke e fotografuar.
“Mirëmëngjes”, i tha një fotograf Bieber, i cili u përgjigj: “Jo! Nuk është një mëngjes i mirë! Ti tashmë e di. Pse je këtu?”.
Më pas, ylli i muzikës pop shkoi te fotografët dhe bëri me shenjë se ata thjesht “donin para” dhe vazhdonte të përsëriste: “Para, para, para, para, para”.
“Ik vëlla. Para, vetëm kaq do. Nuk të interesojnë njerëzit”, bërtiti Bieber ndërsa mbulonte telefonat e njërit prej fotografëve për t’i penguar ata ta xhironin.
Më pas Bieber u tha të largoheshin. Ai u shfaq i çuditshëm – me një triko të tërhequr mbi njërin krah dhe një palë pantallona të gjera poshtë me të brendshmet e tij që dukeshin jashtë.
Shpërthimi i Justin Bieber vjen pas një sërë publikimesh shqetësuese nga këngëtari, me zëdhënësin e tij që më parë mohoi thashethemet për abuzimin e tij të dyshuar të drogës, duke i quajtur akuza të tilla të dëmshme.
Njëkohësisht këngëtari ka vazhduar me mesazhe të çuditshme në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka shkaktuar shqetësim gjatë një transmetimi live në Instagram ku është shfaqur gjysmë i zhveshur.