UBT News

Junta mbyll hapësirën ajrore të Nigerit

Udhëheqësit e grusht shtetit të Nigerit kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit deri në një njoftimi të dytë, duke përmendur kërcënimin e ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët.

Faqja e internetit për gjurmimin e fluturimeve “Flightradar24” tregon se aktualisht nuk ka asnjë avion në qiellin e Nigerit.

Grupi i vendeve të Afrikës Perëndimore, Ecowas, kishte paralajmëruar më herët se mund të përdorte forcë nëse presidenti Mohamed Bazoum nuk rikthehej në detyrë deri të dielën (6 gusht).

BBC raportoi se, një zëdhënës i juntës ka deklaruar se forcat e armatosura të Nigerit janë gati të mbrojnë vendin.

Bazoum u arrestua më 26 korrik dhe gjenerali Abdourahmane Tchiani, komandant i gardës presidenciale, më vonë e shpalli veten lideri i ri.

Marrja ushtarake është dënuar nga faktori ndërkombëtar duke përfshirë nga ish-fuqia koloniale Franca dhe pjesa tjetër e Bashkimit Evropian, si dhe nga Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara.

Një përfaqësues i juntës së Nigerit deklaroi se kishin informacion se “një fuqi e huaj” po përgatitej të sulmonte vendin.

Pas një takimi krize në Nigeri, shefat ushtarakë të Ecowas thanë të premten (4 gusht) se kishin hartuar një plan të detajuar për përdorimin e mundshëm të forcës.

Ecowas është një bllok tregtar rajonal i 15 vendeve të Afrikës Perëndimore, duke përfshirë Nigerinë, Senegalin, Togon dhe Ganën.

Exit mobile version