Jumbo jet që do të lëshojë raketën e parë të Mbretërisë së Bashkuar në hapësirë, ka mbërritur në aeroportin Newquay të Cornwall.
Cosmic Girl, një ish-Boeing 747 i Virgin Atlantic, ka transportuar më shumë se 2.5 milionë pasagjerë në pothuajse 8 mijë e 300 fluturime.
Raketa LauncherOne do të lëshohet në një lartësi prej 35 mijë metrash mbi Oqeanin Atlantik. Më pas do të përshpejtohet në 8000 mph përpara se të vendosë shtatë satelitë në orbitë./UBTNews/