Gjatë një programi të Oprah Winfrey, aktorja fituese e çmimit Oskar, Julia Roberts, kritikoi qeverinë e Joe Biden dhe Kamala Harris, duke theksuar se shumë të huaj mendojnë se Amerika nuk është në gjendje të mirë. Ajo shpjegoi se, gjatë udhëtimeve të saj jashtë shtetit, dëshiron që të tjerët të ndihen krenarë për të qenë amerikanë, por vërejti se reaksiot e njerëzve shpesh janë të shqetësuara.
Roberts përmendi dëshirën e saj për të kthyer atë ndjenjë krenarie, duke u fokusuar në ndikimin negativ të administratës aktuale mbi imazhin e Shteteve të Bashkuara. Komentet e saj nxitën reflektime mbi dështimin e lidershipit të demokratëve gjatë dy dekadave të fundit.
Edhe Oprah shprehu acarim gjatë programit, sidomos për përgjigjet e Kamala Harrisit rreth politikave të kufirit, duke u detyruar të ndërhynte për të sqaruar fjalët e zëvendëspresidentes. Kjo situatë nxjerr në pah shqetësimet e publikut dhe vështirësitë që përballet administrata aktuale./UBTNews/