UBT News

Julia Roberts rrëfen se një film i vjetër frymëzoi vajzën e saj të ndalonte celularin

Ndërsa shumë prindër luftojnë për të kufizuar përdorimin e telefonave nga fëmijët, për Julia Roberts kjo ka qenë shumë më e thjeshtë me vajzën e saj, Hazel.

Aktorja 57-vjeçare tregoi për New York Times se disa vite më parë, duke parë së bashku filmin klasik të vitit 1986, “Stand By Me”, Hazel vendosi ta linte celularin mënjanë.

Hazel i tha: “Thjesht mbaje. Nuk e dua. Nëse ata djem do të kishin celularë, nuk do të flisnin me njëri-tjetrin në atë mënyrë.”

Ky moment i tregoi Roberts fuqinë e kinemasë për të nxitur lidhjen dhe bisedën mes fëmijëve.

Megjithatë, në shtëpinë e tyre ata gjithmonë kishin rregulla të thjeshta për pajisjet dixhitale: stacione karikimi ku fëmijët linin telefonat kur vinin në shtëpi dhe asnjë telefon në tavolinë gjatë vakteve, sipas Roberts. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version