Mund ta vëreni shpesh që ju ndodhë si fenomen dhe nuk është aspak e këndshme. Në artikullin e mëposhtëm do t’i diskutojmë arsyet se pse mund të keni kohë pas kohe dridhje të duarve qoft në mëngjes, kur po pini kafe apo edhe kur shkruani mesazhe në telefon. Mos u shqetësoni sepse si fillim nuk jeni të vetmit, kjo dridhje e njohur ndryshe si tremor është një nga çrregullimet më të zakonshme të lëvizjes, ku shfaqet tek duart.
Çka e shkakton dridhjen? Duke filluar nga teprimi me kafeinën deri te sëmundjet si Parkinsoni, dridhja e duarve vjen si pasojë e një sërë shkaqesh të fshehta.
Çfarë ndodhë nëse ju dridhen duart?
Një “destabilizim” në duar është normale, e këtë e shkakton tremori fiziologjik dhe këto dridhje normale mund të shkaktohen, por edhe të çrregullohen si pasojë e konsumimit të madh të kafesë, apo kur jeni ekspozuar stresit kronik. Shmangia e shujtave dhe marrja e disa ilaçeve të caktuara mund ta shkaktojë këtë dridhje.
Rreth gjysma e nejçëve në botë së paku kanë nga një anëtar që kohë pas kohe ka ‘sulme’ të tilla, ilaçet mund të ndihmojnë, por një numër i madh i njerëzve nuk i përdorin dhe ndihen mirë edhe pa to. Në raste të rralla, dridhja mund të jetë shenjë e hershme për sëmundje të Parkinson-it apo sklerozë multiple. /UBT News/