UBT News

Jordania u godit nga gati 900 sulme kibernetike

Jordania u godit nga pothuajse 900 sulme kibernetike vitin e kaluar, konfirmuan zyrtarët jordanezë në një konferencë për media mbrëmjen e së dielës.

Qendra Jordaneze për Siguri Kibernetike regjistroi 897 sulme në vitin 2021. Këtë e konfirmoi kreu i organizatës, Ahmad Mulhem në një konferencë për media, duke shtuar se sulmet kishin për qëllim “objektivat private dhe qeveritare”.

“Aktorët e jashtëm po përpiqen vazhdimisht të synojnë rrjetet kombëtare dhe sistemet e TI-së, qytetarët dhe kompanitë private”, tha ai.

Disa nga sulmet ishin “të thjeshta dhe jo të komplikuara”, përderisa tjerat ndëprenë rrjetet. Kurse sulmet tjera u klasifikuan si “të sofistikuara”.

Sipas shifrave zyrtare, 34 për qind e sulmeve të regjistruara kishin target përdoruesit e rrjetit, ndërsa 27 për qind e tyre ishin sulme të sponsorizuara nga shteti. Ato synonin institucionet qeveritare, faqet e internetit dhe serverët e institucioneve./UBTNews/

Exit mobile version