Jordania ka tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli, sipas një deklarate nga ministria e jashtme jordaneze.
Ministri i Jashtëm, Ayman Safadi tha se Jordania refuzon dhe dënon luftën e Izraelit që shpërtheu në Gaza.
Sipas deklaratës së ministrisë, ambasadori i Izraelit – i cili nuk ndodhet aktualisht në Jordani – nuk është i mirëpritur të kthehet.
Kthimi i ambasadorit do të varet “nëse Izraeli do të ndërpresë luftën e tij në Gaza, duke ndalur katastrofën humanitare që rezultoi dhe duke u përmbajtur nga veprimet që u mohojnë palestinezëve të drejtat e tyre themelore, duke përfshirë qasjen në ushqim, ujë dhe ilaçe, si dhe një jetë të sigurt dhe të qëndrueshme në tokën e tyre”.
Ministria jordaneze më herët të mërkurën njoftoi fillimin e procesit të evakuimit të qytetarëve të saj nga Rripi i Gazës./UBTNews/