UBT News

Jolie mahnit në San Sebastian dhe mendon të largohet nga Hollywood

Angelina Jolie mahniti publikun me një fustan elegant prej kadifeje të zezë gjatë paraqitjes së modës Couture në Festivalin e Filmit në San Sebastian, në Spanjë.

Aktorja 50-vjeçare tërhoqi vëmendjen me elegancë, duke kombinuar fustanin me taka të larta, vathë verbues dhe një xhaketë kadifeje, ndërsa përshëndeti fansat dhe pozoi nën shiun e lehtë.

Ylli i “Maleficent” ndaloi xhirimet e dramës së re “Anxious People”, për të marrë pjesë në festival, shkruan DailyMail.

Paralelisht, ajo është në përgatitjet e fundit për projektin më të ri me regjisorin Doug Liman, thrillerin me spiunazh “The Initiative”, ku do të luajë rolin e një spiuneje të quajtur Bright.

Sipas “People”, Jolie po mendon të shesë rezidencën historike në Los Angeles dhe të shpërngulet jashtë SHBA-ve sapo fëmijët e saj më të vegjël të mbushin 18 vjeç. Aktorja, e cila ka gjashtë fëmijë me Brad Pitt, thuhet se nuk ka dashur kurrë të jetojë në Los Angeles me kohë të plotë, por ishte e detyruar për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë.

Burime pranë saj theksojnë se Jolie pret me padurim një jetë të re jashtë Hollywood-it, pas një beteje të gjatë ligjore me ish-bashkëshortin e saj që përfundoi vetëm vitin e kaluar. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version