UBT News

Johnson zotohet të mbetet “mik i palëkundur” i Ukrainës

Britain's Prime Minister Boris Johnson processes through the House of Commons Members' Lobby during the State Opening of Parliament, at the Houses of Parliament, in London, on May 10, 2022. - Queen Elizabeth II will miss the ceremonial opening of Britain's parliament, as Prime Minister Boris Johnson tries to reinvigorate his faltering government by unveiling its plans for the coming year. (Photo by TOBY MELVILLE / POOL / AFP) (Photo by TOBY MELVILLE/POOL/AFP via Getty Images)

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, u zotua të mbetet një “mik i palëkundur i Ukrainës ndërsa ajo vazhdon luftën e saj heroike kundër pushtimit të Rusisë”, në një parathënie të shkruar për fjalimin e Mbretëreshës, duke shënuar hapjen shtetërore të Parlamentit sot.

“Ne nuk do të lëkundemi – dhe nuk do të heqim dorë – derisa Putini të dështojë”, tha Johnson.

Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar “ka mbledhur botën kundër agresionit të tij dhe ka vendosur sanksione ndëshkuese ndaj Rusisë”.

Fjalimi i Mbretëreshës, i shkruar nga qeveria, është një ngjarje e rëndësishme si në kalendarin mbretëror ashtu edhe në atë politik.

Fjalimi është një nga detyrat më të rëndësishme simbolike të monarkut dhe përbën pjesën qendrore të ceremonisë shtetërore të hapjes së Parlamentit. Ai përdoret poashtu për të prezantuar agjendën legjislative të qeverisë dhe përmbajtja e tij debatohet nga ligjvënësit për ditë më pas.

Mbretëresha Elizabeth II nuk ishte e pranishme, kështuqë fjalimi u lexua nga Charles, Princi i Uellsit./UBTNews/

Exit mobile version