Kryeministri britanik, Boris Johnson është në Kiev për të shënuar ditën e pavarësisë së Ukrainës, konfirmoi përmes Twitterit të mërkurën Downing Street.
Sot bëhen 31 vjet qëkur Ukraina votoi për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik, si dhe u bënë gjashtë muaj qëkur nisi pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Johnson ka qenë një prej mbështetësve më të zëshëm të Ukrainës, e cila po tenton ta mbrojë veten nga sulmi i paprovokuar i Rusisë. Kjo është vizita e tretë me radhë e tij në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit./UBTNews/