Kryeministri britanik, Boris Johnson thotë se presidenti rus Vladimir Putin tani ka shkelur sovranitetin ukrainas duke dërguar trupa dhe “duke shkatërruar plotësisht” ligjin ndërkombëtar. Kështu deklaroi ai pas takimit urgjent të Komitetit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
“Ne do të vendosim menjëherë një paketë sanksionesh ndërkombëtare”, deklaroi ai.
“Ky është vetëm veprimi i parë nga një breshëri sanksionesh, sepse ne besojmë se do të ketë më shumë sjellje irracionale ruse në të ardhmen”, deklaroi tutje kryeministri britanik.
Kryeministri Johnson tha se këto sanksione do ta godasin shumë Rusinë dhe paralajmëroi edhe më shumë sanksione nëse Rusia pushton Ukrainën.
“Kam frikë se të gjitha provat janë se presidenti Putin është me të vërtetë i prirur ndaj një pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës, tejkalimit, nënshtrimit të një vendi të pavarur, sovran evropian dhe mendoj se duhet të jemi absolutisht të qartë se kjo do të jetë katastrofike”, deklaroi ai më tej./UBTNews/