UBT News

Johnson rezultoi negativ, por ende është në vetizolim

Kryeministri britanik, Boris Johnson rezultoi negativ për COVID-19, por ende është në vetizolim. Ai u vetizolua pasi ditë më parë kishte kontakt me një deputet i cili rezultoi pozitiv.

“Kryeministri doli negativ në testin e bërë dje, por në pajtim me rregullat e vetizolimit, ai do ta vazhdojë vetizolimin”, tha një burim i kryeministrit./UBTNews

Exit mobile version