UBT News

Johnson: Raportet Britani-ShBA të pathyeshme

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha pas takimit të parë me presidentin amerikan, Joe se raportet mes Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të pathyeshme.

Johnson u takua dje me presidentin Biden, i cili ka udhëtuar për në Cornwall për samitin e G7-ës me liderët botërorë.

“Është një marrëdhënie që ka qëndruar për një kohë shumë të gjatë dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e paqes dhe prosperitetit si në Evropë dhe në të gjithë botën”, tha ai.

Samiti nis sot, dhe në agjendë janë vaksinat dhe ndryshimet klimatike. Ai mbledh së bashku udhëheqësit e ShBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Japonisë në pushimoren Karbis Bej, në jugperëndim të Anglisë. Samiti do të zgjasë deri të dielën, më 13 qershor.

Në këtë takim pritet që të arrihet pajtueshmëri mes shteteve rreth ndarjes së 1 miliard vaksinave antiCOVID./UBTNews

Exit mobile version