Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson tha se presidenti rus, Vladimir Putin “mund ta ketë vrarë” shefin e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, dhe tha se nuk mund të ketë negociata paqeje me Putinin për Ukrainën.
Në një shkrim për Daily Mail të shtunën, Johnson spekuloi për momentet e fundit të Prigozhinit, vetëm disa ditë pasi një aeroplan që besohet se mbante shefin e grupit Wagner u rrëzua në një fushë në veriperëndim të Moskës, ndërsa po udhëtonte për në Shën Petersburg.
Nuk dihet ende se çka e shkaktoi rrëzimin e aeroplanit, por zyrtarë të inteligjencës amerikane dhe perëndimore thanë për CNN se ishte e qëllimshme./UBTNews/