Kryeministri britanik, Boris Johnson merr sot dozën e parë të vaksinës së Oxfordit-AstraZeneca, pasi deklaroi se është ‘e sigurt’.
Kryeministri u trajtua në spital për COVID-19 në prill të vitit 2020, gjatë valës së parë të pandemisë.
Rregullatorët e Britanisë së Madhe dhe të Bashkimit Evropian thanë se nuk ka evidencë që kjo vaksinë po shkakton mpiksje të gjakut. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar të vazhdojë vaksinimi me këtë vaksinë./UBTNews