Masat e reja nuk janë të nevojshme në Britani të Madhe për ta mposhtur variantin Omicron, i cili është “më i lehtë” sesa format e tjera të koronavirusit, deklaroi kryeministri Boris Johnson të hënën.
Pavarësisht rritjes së rasteve, Johnson po u reziston masave të reja. Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, kanë vendosur masa të reja.
Johnson tha se presioni mbi spitalet do të ishte “i konsiderueshëm” në dy javët e ardhshme, por Omicron është “thjesht më i lehtë” se variantet e mëparshme dhe se situata me COVID-19 është më mirë sesa më herët.
Sipas tij, shkalla e vaksinimit është “shumë, shumë e lartë” dhe Britania po mbrohet me programin përforcues./UBTNews