UBT News

John Legend flet për martesën me Chrissy Teigen: Jemi rritur së bashku si çift

Këngëtari i njohur amerikan, John Legend, ka ndarë së fundmi detaje për marrëdhënien dhe martesën e tij me modelen Chrissy Teigen.

Në një intervistë për revistën People, gjatë mbrëmjes gala të BMAC në hotelin Beverly Hilton – ku ai u nderua me çmimin BMAC Quincy Jones – 46-vjeçari tregoi se lidhja e tij me Teigen është forcuar vit pas viti.

“Të qenit prind të detyron të rritesh të ndryshosh prioritetet. Përveç gëzimeve, kemi kaluar sfida së bashku. Kjo e forcon lidhjen, se e di që mund t’i përballosh me partnerin tënd. Ky është rrëfimi i marrëdhënies, kemi kaluar ulje-ngritje, por jemi rritur së bashku”, tha Legend.

Çifti i famshëm u martua më 10 shtator 2013 në një gjykatë në New York, ku Irina Shayk ishte dëshmitare. Vetëm disa ditë më vonë, ata organizuan një dasmë madhështore buzë liqenit Como në Itali. Teigen dhe Legend u fejuan në vitin 2011, gjatë pushimeve në Maldive.

Më 2023, dyshja festoi 10-vjetorin e martesës, Legend tregoi se përvjetori i tyre i 12-të ishte më i qetë: “Patëm një darkë të këndshme. Nuk ishte shumë e çmendur”, tha ai me humor.

John Legend dhe Chrissy Teigen janë prindër të katër fëmijëve: Luna Simone, Miles Theodore, Esti Maxine dhe Wren Alexander. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version