Shkencëtarët ringjallin një recetë të harruar të kosit duke përdorur milingonat.
Në një raport të publikuar më 3 tetor në revistën I-Science Cell Press, studiuesit tregojnë se bakteret, acidet dhe enzimët që gjenden tek milingonat mund të nxisin fermentimin e qumështit e ta shndërrojnë në kos.
Ky studim tregon se praktikat tradicionale mund të frymëzojnë qasje të reja në shkencën ushqimore e sjellin kreativitet në tryezën e darkës.
“Kosët e sotëm zakonisht bëhen me vetëm dy lloje baktere,” thotë autorja kryesore Leonie Jahn nga Universiteti Teknik i Danimarkës,.
Ajo shton se: “Kosët tradicionalë kanë biodiversitet shumë më të madh, i ndryshëm sipas vendit, familjes dhe stinës. Kjo sjell më shumë shije, tekstura dhe karakter.”
Në Danimarkë, ekipi analizoi fenomenin e zbuluan se milingonat mbajnë baktere acidlaktike që ndihmojnë në koa-gulimin e qumështit.
Koagulimi ndryshe është procesi ku një lëng, zakonisht një lëng që përmban proteina (si qumështi), transformohet në një masë më të ngurtë. E, një nga këto bakterie është e ngjashme me atë që përdoret në brumin e thartë komercial.
Në Danimarkë, ekipi analizoi më tej fenomenin. Ata zbuluan se milingonat mbajnë baktere acidlaktike dhe acide acide që ndihmojnë në koagulimin e qumështit. Një nga këto bakterie është e ngjashme me atë që përdoret në brumin e thartë komercial. /A.Z/UBT News/