UBT News

Joe Biden triumfoi në ShBA

Joe Biden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai fitoi edhe 20 vota elektorale në Pennsylvania, me të cilat e ngriti votën e përgjithshme elektorale të Bidenit në 284, duke tejkaluar pragun prej 270 votash të mjaftueshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Pas fitores ai iu drejtua popullit amerikan mbrëmjen e së shtunës me një fjalim. Ai u shpreh se tani është koha për ta shëruar Amerikën.

“Njerëzit e këtij vendi folën. Ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse. Zotohem se do të jem një president që nuk kërkon t’ju ndajë, por t’ju bashkojë. Tani le t’i japim njëri-tjetrit një shans. Është koha të heqim dorë nga retorika e ashpër, të ulim zemërimin, të shikojmë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin përsëri. Kjo është koha e shërimit në Amerikë”, u shpreh Joe Biden./UBTNews

Exit mobile version