Joe Biden është konfirmuar si president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kongresi certifikoi Joe Bidenin si president i ShBA-së, dhe Kamala Harris si zëvendëspresidente.
Votat elektorale u miratuan pasi Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve refuzuan kundërshtimet ndaj votave në shtetet e Pensilvanisë dhe Arizonës.
Inaugurimi i Bidenit do të bëhet më 20 janar./UBTNews