Presidenti amerikan, Joe Biden rezultoi pozitiv me COVID-19 mëngjesin e së enjtes, konfirmoi zyra e tij.
Biden, i cili është plotësisht i vaksinuar kundër COVID-19 dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës, ka “simptoma shumë të lehta” dhe po trajtohet me Paxlovid, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit, Karine Jean-Pierre.
“Këtë mëngjes, Presidenti Biden ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Ai është i vaksinuar plotësisht, ka doza përforcuese dhe aktualisht ka simptoma të lehta. Ai ka nisur të trajtohet me Paxlovid. Sipas udhëzimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij gjatë asaj kohe”, ka thënë Sekretarja për Media në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre./UBTNews/