Presidenti Joe Biden ka komunikuar me fituesin e zgjedhjeve presidenciale Donald Trump dhe kandidaten demokrate Kamala Harris.
Sipas mediave amerikane Biden foli në telefon me zëvendëspresidenten Harris dhe e përgëzoi atë për fushatën historike.
Presidenti Biden foli gjithashtu me telefon me Presidentin e zgjedhur Trump dhe e uroi atë për fitoren e tij. Presidenti Biden shprehu angazhimin e tij për të siguruar një tranzicion të qetë dhe theksoi rëndësinë e punës për të bashkuar vendin.
Ai ftoi gjithashtu presidentin e zgjedhur Trump të takohet me të në Shtëpinë e Bardhë. Stafi do të koordinojë një datë specifike në të ardhmen e afërt.
Ndërkohë ditën e enjte Presidenti Biden do t’i drejtohet kombit për të diskutuar rezultatet e zgjedhjeve dhe tranzicionin.