Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, mbrëmë e ka marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID të Pfizerit.
Biden deklaroi se po e merr vaksinën për t’ua dëshmuar amerikanëve se ‘është e sigurt’.
Edhe zëvendëspresidenti Mike Pence, kryetarja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe lideri i shumicës në Senat, Mitch McConell, kanë marrë vaksinën të premten.
Thuhet se më shumë se 500 mijë amerikanë do të vaksinohen./UBTNews