Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar legjislacionin që ndalon kompanitë që konsiderohen si kërcënim për sigurinë nga marrja e licencave të pajisjeve të reja të telekomit.
Akti i Pajisjeve të Sigurta thotë se Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) nuk duhet të shqyrtojë më aplikimet nga kompanitë që konsiderohen si kërcënim. Kjo nënkupton që pajisjet nga Huawei, ZTE dhe tri kompanitë tjera kineze nuk mund të përdoren në rrjetet e telekomunikacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Senatorët demokratë dhe ata republikanë aprovuan këtë projektligj, që u votua unanimisht nga senati më 28 tetor, pasi kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve me 420 vota pro dhe vetëm katër kundër./UBTNews