UBT News

Jo vetëm uji, pijet që përshpejtojnë humbjen e peshës

Edhe pse uji konsiderohet si një nga faktorët kryesorë për humbjen e peshës, ekzistojnë edhe pije të tjera që mund të jenë po aq ose më efektive për djegien e dhjamit dhe përshpejtimin e metabolizmit.

Rekomandohet të konsumohen të paktën dy litra ujë në ditë, por një pjesë e kësaj sasie mund të zëvendësohet me pije që jo vetëm hidratojnë, por edhe mbështesin procesin e dobësimit.

Më poshtë janë katër alternativa të dobishme e të shijshme ndaj ujit të zakonshëm – të cilat duhet të merren si shtesë, jo si zëvendësim i tij:

Kokteji i proteinave – Proteinët janë thelbësore për ruajtjen e masës muskulore gjatë rënies në peshë. Një koktej proteinash ofron një mënyrë praktike për të shtuar proteinat, për të ulur ndjenjën e urisë dhe për të nxitur djegien e dhjamit.

Kafeja – Konsumi i moderuar ndihmon në kontrollin e oreksit dhe në rritjen e shpenzimit të kalorive. Kafeina përshpejton metabolizmin, jep energji dhe përmirëson qëndrueshmërinë fizike, sidomos kur konsumohet para stërvitjes.

Çaji me xhenxhefil – Xhenxhefili nxit metabolizmin, përshpejton djegien e dhjamit dhe krijon ndjesi ngopjeje. Përveç kësaj, ai ka veti anti-inflamatore dhe përforcon sistemin imunitar, duke e bërë çajin me xhenxhefil një ndihmës të vlefshëm në procesin e dobësimit.

Uji me limon – I freskët dhe i lehtë, stimulon tretjen, redukton fryrjen dhe nxit hidratimin. Është një zëvendësues i shkëlqyer për pijet e gazuara dhe lëngjet e ëmbla. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version